Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mosarritjen e një dakordimi rreth CEFTA-s.
Ai ka insistuar që Kosova të zhbllokojë futjen e mallrave serbe, një pjesë e të cilave ishte bllokuar nga Qeveria.
Sarrazin ka deklaruar në të dyja vizitat që ka zhvilluar në Kosovë se ka marrë përgjigje negative nga kryeministri Albin Kurti në kërkesën për një kompromis.
“Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin”Është relativisht e qartë për mua se si është situata. Nëse Procesi i Berlinit nuk arrin të ofrojë rezultate konkrete në tregun e përbashkët rajonal, gjithë shpresat që kishim në planin e ri të rritjes, por edhe në idenë që të kemi këto katër liri në rajon duke sjellë mundësi për njerëzit të lëvizin lirshëm, mallrat të qarkullojnë lirshëm. Do të jetë kthesë prapa në besimin që mund të integrojmë rajonin bashkë. Do të jetë shumë keq kjo. Nuk do të ndalemi vetëm pse Kosova po bllokon. Kosova mund të bllokojë vetëm veten. Do të adoptojmë mundësi tjetër për një mekanizëm të përkohshëm, jo CEFTA”, ka thënë Sarrazin për Kohën.
E ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka folur për deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se emisari special gjerman, Manuel Sarrazin, vizitoi Kosovën ku i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që të bëjë kompromis për CEFTA-n, e që sipas tij, s’pati sukses.
Gërxhaliu tha se qasja refuzuese ndaj aleatëve dhe Shteteve të Bashkuara nuk i bën nder Kosovës dhe se sipas tij, duhet analizuar se cilat mund të jenë pasojat e një rrugëtimi të tillë.
“Duhet të kuptohet që Procesi i Berlinit i ka tri marrëveshje strategjike të miratuara nga të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor. E para ka të bëjë me agjendën e gjelbër, me tregun e përbashkët rajonal dhe marrëveshjen e lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit dhe në këtë drejtim është një pozicion shumë i qartë i të gjitha shteteve që duhet t’i zbatojnë”.
“Në anën tjetër, po flasim për një iniciativë të tregtisë së lirë, që duhet të jetë prioritet eliminimi i barrierave. Në këtë drejtim, besoj se dikush mund të aludojë se nuk është problemi vetëm i Kosovës dhe Serbisë, por Kosova ka problem edhe me Bosnjë dhe Hercegovinën, pasi shqiptarët e Kosovës nuk mund të shkojnë atje”, tha Gërxhaliu në Klan Kosova.
Më tej, Gërxhaliu tha se refuzimi i një alternative për këtë temë mund të prodhojë pasoja shumë shqetësuese, teksa tha se propozimet konkrete janë që mund të jetë një ri-emërim për CEFTA-n, 6-1 dhe ai minus një, sipas tij, është Kosova.
“Dhe e treta, që besoj se duhet të jetë më shqetësuese është se një refuzim i tillë po e fuqizon Ballkanin e Hapur, të dizajnuar nga Serbia dhe po vërehet se edhe në Evropë është një frymë anti-amerikane që po i pengon shumë procese që po e godasin Evropën”, tha ai.