Energjia elektrike mbetet një prej burimeve kryesore për ngrohje në të gjithë rajonin.
Shqipëria ka normën më të lartë të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, me 72% të popullsisë që kanë thënë se zgjedhin këtë burim. Maqedonia e Veriut dhe Kosova, po kështu kanë përqindje të larta të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, ose 52% të qytetarëve të Maqedonisë dhe 51% të shqiptarëve të Kosovës zgjedhin këtë formë energjie. Ndërsa, Serbia qëndron në fund të listës, me vetëm 26% të popullsisë që përdorin energji elektrike për të përballuar muajt e ftohtë të dimrit. Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit për vitin 2024, Shqipëria ka normën më të lartë të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, me 72% të popullsisë që kanë thënë se zgjedhin këtë burim. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku mesatarja rajonale është 45%.
Megjithëse druri vazhdon të mbetet një nga burimet më tradicionale të ngrohjes në Ballkan, Shqipëria, sipas Barometrit të Ballkanit, të raportuar nga Scan tv, ka përqindjen më të ulët të përdorimit të tij, me vetëm 25% të qytetarëve që janë shprehur se ngrohen në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, në vendet si Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, druri përfaqëson burimin kryesor të ngrohjes, duke përfshirë 44% dhe 41% të atyre që janë shprehur se ngrohen me dru. Nga ana tjetër, vendet si Serbia dhe Bosnje Hercegovina vazhdojnë të mbështeten në burime më tradicionale si druri dhe lëndët djegëse fosile. Në Serbi, rreth 49% e qytetarëve përdorin lëndë djegëse fosile për ngrohje, dhe po ashtu 17% e popullsisë në Bosnje-Hercegovinë mbështeten në të njëjtën formë energjie.
Energjia elektrike mbetet një burim kryesor për ngrohje në të gjithë rajonin, duke përfshirë 45% të qytetarëve të anketuar.
Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë përqindje të larta të përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje, me 52% të maqedonasve dhe 51% të shqiptarëve të Kosovës që zgjedhin këtë formë energjie. Serbia qëndron në fund të listës, me vetëm 26% të popullsisë që përdorin energji elektrike, ndërsa 36% e tyre mbështeten tek druri për të përballuar muajt e ftohtë të dimrit.
Shqipëria spikat në rajon për përdorimin masiv të energjisë elektrike për ngrohje, duke u distancuar ndjeshëm nga burimet tradicionale si druri. Por kjo zgjedhje ndikon ndjeshëm në ekonominë e familjeve shqiptare, duke përfshirë rritjen e kostove të energjisë, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, si dhe sfidat që vijnë me varësinë nga rrjeti elektrik. /Buletini Ekonomik/