Muhamet Sadiku profesor i ekonomisë, në emisionin “Info plus” foli për zhvillimin ekonomik të vendit, paralajmërimet për largimin e Kosovës nga CEFTA si dhe investimet e huaja kapitale. Ai tha se paralajmërimet për largimin e Kosovës nga CEFTA duhet të merret seriozisht, sepse kjo do të kishte pasoja për vendin.
Sadiku tha se Kosova tashmë ka kaluar më shumë se një vit nën masat restriktive të Bashkimit Evropian, kurse tani kemi edhe paralajmërimin për largimin e Kosovës nga CEFTA-a dhe kjo do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë e vendit.
Ai thotë paralajmërimet e ndërkombëtarëve për përjashtim nga CEFTA duhet të merren seriozisht, sepse kjo mund që t’i kushtojë shumë Kosovës dhe do të kishte pasoja të mëdha në ekonominë e vendit.
“Pasojat do të ishin të mëdha, sepse Kosova do të shihej si një vrimë e zezë, do të shihej një vend i cili nuk është interesantë për investime , një vend që nuk ka progres, një vend që nuk di të qeverisë”, tha ai.
Sadiku foli edhe për investimet në vend, ai tha se ato janë të lidhura me ndërtimin e shteti ligjor, me respektim kontratash e një mori faktorësh të tjerë.
“Në Kosove investimet janë bërë kryesisht nga diaspora, por para së gjithash vendi ka nevojë për “investime të reja”, sepse ato rrisin eksportin punësimin e shumë çka tjetër.
Sadiku tha se Kosova eshë prekur nga ikja e popullatës kryesisht e të rinjve, e atyre që janë të kualifikuar. “Ne më herët jemi mburrë me atë se kemi popullatë të re për investime por ata tani po ikin”.