Berat Rukiqi, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka thënë se rritja e koeficientit për pagat në sektorin publik është “hajgare me dinjitetin e shërbyesve publik”.
Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se rritja e pagave nuk i kompenson rritjet e çmimeve.
“55 euro rritje në Janar 2025, 110 euro rritje në Korrik 2025. Në përqindje, vetëm 9.65% rritje në Janar 2025, ndërsa 19.30% në Korrik të vitit 2025”.
“Mos të harrojmë, që rritja e çmimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 22.5%, pra rritja e paralajmëruar e pagave, nuk i kompenzon as shpenzimet e rritura nga rritja e çmimeve”.
“Me ndryshimin që po vjen, në ditën e parë të qeverisjes, me Lumirin Kryeministër, koeficienti bëhet 150”, ka thënë Rukiqi.