Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar drejtuesit e Telekomit të Kosovës për investime dhe modernizimin në rrjet.
Kurti ka thënë se kjo ndërmarrje është shembull se pronësia nuk është arsyeja për ankesa, por tek qeverisja që shpërfillë interesin publik.
“Republika e Kosovës është me fat që e ka Telekomin e Kosovës dhe ne duhet ta ruajmë Telekomin për hir të Republikës. Kjo ndërmarrje është shembull konkret i porosisë që kemi përsëritur ndër vite, se faji për çdo ankesë nuk është tek pronësia publike, por të qeverisja që shpërfillë interesin publik”, është shprehur Kurti në përurimin dhe promovimin e projektit “Modernizimi i plotë i rrjetit VALA”, raporton teve1.info.
Kurti ka thënë se Telekomi ka qenë i gatshëm për bashkëpunim dhe siç ka thënë ai edhe për sakrificë.
“E bëmë të qartë se do ta ndihmojmë Telekomin, për aq sa Telekomi ndihmon të punojmë së bashku për reforma të thella dhe arritje konkrete. Telekomi qe i gatshëm për këtë rrugëtim dhe ju përvesh punës që në ditën e parë aq sa vet përkrahjen e qeverisë e bëri më kuptimplote”, tha Kurti.