Raportohet se Ministrja Artane Rizvanolli po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim, sipas raportimeve të mediave.

Janë publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Reklama e sponzorizuar

Gazeta Express ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale për të konfirmuar intervistimin, mirëpo deri tani nuk ka marrë përgjigje.