Rizvanolli njofton nisjen e procedurave për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për fillimin e procedurave për ankandin e parë të erës, me kapacitet prej 100MW. Ajo ka theksuar se rritja e kapaciteteve gjeneruese nga energjia e ripërtëritshme është rruga e duhur drejt pavarësisë energjetike.

“Suksesi i ankandit tonë të parë solar e ka vendosur Kosovës në hartën  investimeve të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në Evropë. Sot nënshkrova vendimin për fillimin e procedurave për ankandin e parë të erës, me kapacitet prej 100MW”.

“Duke vazhduar t’i përmbahemi standardeve të larta të konkurencës e transparencës, ne do të sigurojmë ne do të sigurojmë energji të pastër me çmime të përballueshme për qytetarët dhe bizneset tona”, ka deklaruar Rizvanolli.

Reklama e sponzorizuar

Ajo ka falënderuar partnerët. Korporatën Financiare IFC për bashkëpunimin ngushtë në këtë projekt, si dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, për mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e energjisë në Kosovë.

“Rritja e kapaciteteve gjeneruese nga energjia e ripërtëritshme është rruga e duhur, drejt tranzicionit energjetik dhe përforcimit të pavarësisë energjetike të vendit tone”, ka thënë Ministrja e Ekonomisë.