ASK: 10% më shumë konsum të rrymës këtë tetor në krahasim me tetorin 2023

Fotografi ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Ndërkaq, kjo agjenci thotë se në tetorin e këtij viti kishte më shumë energji elektrike në dispozicion sesa në muajin tetor 2023, raporton Klankosova.tv.

Reklama e sponzorizuar

Gjatë muajit tetor të këtij viti, ASK thotë se energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544.16 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 391.74 GWh apo 10.09 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8.29%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në tetor 2024 ishte 254.41 GWh kurse eksporti në të njëjtën periudhë ishte 250.46 GWh. Këtu, ASK thotë se janë të përfshira edhe sasia e transmisionit.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton ose 23.78% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Të dhëna kryesore të energjisë:

  • Energjia elektrike bruto në dispozicion: 544.16 GWh
  • Konsumi i energjisë elektrike: 391.74 GWh (+10.09% krahasuar me Tetor 2023)
  • Energjia alternative në konsum: 8.29%
  • Bilanci i Energjisë:
  • Importi i energjisë elektrike: 254.41 GWh
  • Eksporti i energjisë elektrike: 250.46 GWh
  • Prodhimi i thëngjillit: 723.12 mijë ton (+23.78% krahasuar me Tetor 2023)