Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin për vitin 2025 prej 8.2 miliardë eurosh

Me 75 vota pro, 24 kundër, buxheti për vitin 2025 u miratua në Kuvendin e Shqipërisë nen për nen dhe në tërësi.

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit u miratua me votat e socialistëve dhe socialdemokratëve. 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për infrastrukturën, shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Buxheti i vitit 2025 është më i madhi i regjistruar ndonjëherë, duke arritur në 8.2 miliardë euro. Të ardhurat e shtetit pritet të arrijnë në 754.6 miliardë lekë, ose rreth 7.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej rreth 510 milionë euro krahasuar me vitin aktual. Deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm është parashikuar në 680 milionë euro. /Scan tv/

Reklama e sponzorizuar