Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se sot nga ora 11:00 deri në orën 16:00, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, ndalja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.
Lagjet që do të preken nga kjo ndërprerje janë: Rruga “Ndue Përlleshi”, Lagjja “Qëndresa”, Lagjja e Muhaxhirëve dhe Lagjja Ulpiana.
Gjithashtu do të ketë intervenime edhe në këto zona: Rr.”Bajram Bahtiri”, Rr.”Bahri Parcolli”, Rr.”Dardania”, Rr.”Ferat Dragaj”, Rr.Xhavit Ahmeti, Rr.”Dervish Cara”, Rr.”Harun Aliu” dhe Rr.”Ismajl Ismajli”.
Kompania bën thirrje qytetarëve që të marrin masa paraprake për sigurimin e ujit të pijshëm gjatë kohës së ndërprerjes.
Furnizimi pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve në orën e parashikuar. /Telegrafi/