Kërkesa për rritjn e kësaj tarife u kundërshtua nga furnizuesit dhe prodhuesit e energjisë elektrike. Përmes shkresave të dërguara pranë ERE-s gjatë fazës së konsultimit, këto grupe interesi e konsideruan si të paargumentuar dhe të pambështetur në pasqyrat financiare të kompanisë.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike.
Aplikimi i OST u bë në shtator të këtij viti, ndërsa rritja e kërkuar ishte në masën 45%. Ndryshimi i saj do të ndikonte drejtpërdrejt te çmimi fundor që paguajnë klientët, por në mbledhjen e fundit bordi vendosi të lerë në fuqi tarifën aktuale prej 0.85 lekë/kWh.
Kërkesa për rritjn e kësaj tarife u kundërshtua nga furnizuesit dhe prodhuesit e energjisë elektrike.
Përmes shkresave të dërguara pranë ERE-s gjatë fazës së konsultimit këto grupe interesi e konsideruan si të paargumentuar dhe të pambështetur në pasqyrat financiare të kompanisë, transmeton ScanTV.
Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme nuk jepej një analizë mbi ndikimin që do të kishte ky ndryshim në aktorët e tjerë që janë pjesëmarrës të tregut të energjisë, furnizuesit dhe së fundmi konsumatorët.
Ndërkohë që, Shoqata Shqiptare e Furnizuevse të Energjisë Elektrike kundërshtoi mundësinë e tarifimit të aktivitetit të tregtimit të energjisë, pasi në aplikimin e dorëzuar pranë ERE-s, OST kërkonte aplikimin e tarifës prej 0.95 lekë/kWh për “përdoruesit e rrjetit”.
Ndryshimi i fundit i tarifës së transmetimit u bë në prill të vitit 2022, kur u vendos rritja në 0.85 lekë/ kWh, nga 0.75 lekë/kWh që ishte më herët. /Scan tv/