Avokati i Popullit organizoi tryezë diskutimi me titull “Raporti i Avokatit të Popullit lidhur me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”. Me këtë rast, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, kërkoi që të ketë më shumë bashkëpunim institucional në lidhje me ofrimin e të dhënave dhe informimit, në mënyrë që të kryhen rastet nga ky institucion dhe të ketë sukses.
Në kuadër të sistemit ligjor për mbrojtje nga diskriminimi, Institucioni i Avokatit si mbikëqyrës i zbatimit të këtij ligji ka nxjerrë edhe një raport të vlerësimit.
Në këtë raport del se institucionet nuk janë mjaftueshëm të informuara rreth këtij ligji dhe kërkohet më shumë vetëdijesim institucional rreth tij.
Raporti jep gjashtë rekomandime të cilat synojnë adresojnë çështje drejt zbatimit të pjesshëm i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.
“BE-ja ka marrë shumë veprime për të siguruar që kjo mbrojtja kundër diskriminimit të funksionojë. Është një qasje gjithë qeveritare që duhet të përfshirë të gjithë jam këtu për bashkëpunim në rrugën drejt integrimit të BE-së”, tha ajo.
“Në 2023 kemi punuar me Avokatin e Popullit kemi bashkëpunuar për ndalimin e diskriminimit dhe përpjekjet janë zhvilluar në mbledhjen e dëshmive. Vlerësojmë që ky raport shtroj një themel të fortë dhe rekomandimin e masave për të përmirësuar ligjin dhe zbatimin e efektit”, tha Mary Ann Hennesy, shefe e Zyrës se Këshillit të Evropës në Kosovë.
Sipas hartuesve vlerësimi i raportit vendos një bazament për aktivitetet e ardhshme të mbikëqyrjes, duke mundësuar identifikimin dhe pengesat praktike në mënyrë që Institucioni i Avokatit të Popullit të jetë në gjendje të kryejë plotësisht përgjegjësitë e veta mbikëqyrëse ndaj zbatimit të tij.