Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në samitin global “Java e Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025”, shprehu mirënjohjen ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për mbështetjen ndaj Shqipërisë në sektorin energjetik.
Ai e vlerësoi marrëveshjen që pritet të nënshkruhet me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore, duke e konsideruar si një instrument shumë të rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së ripërtëritshme nga Shqipëria në Itali, por kështu edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100% energji të ripërtëritshme.
“Më lini të shpreh mirënjohjen më të thellë për Lartësinë e tij Mohammed bin Zayed Al Nahyan për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë dhe frymëzimin që ka qenë për mua e për ne në këtë rrugë përpara, ku sëbashku dhe falë Emirateve dhe dijes së shkëlqyer që ka ne po diversifikojmë dhe transformojmë sektorin energjitik shqiptar.Shumë shpejt do të nënshkruajmë një marrëveshje strategjike me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria në Itali, por për të rritur kapacitetin e vendit tonë si faktor kyç në rajon.Partneriteti i vendit tonë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin e energjisë është tejet i rëndësishëm ku shumë keqkuptime në rajon i kanë dhënë formë të shkuarës, e ku dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes europiane duhet mbështetur me hapa konkretë. Bashkëpunimi synon të zhvillojë deri në 3 Gigavat prodhim të energjisë së përtëritshme. Dua të shpreh mirënjohje edhe ndaj një personi tjetër, që sa u fut në sallë e duartrokitët, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni e cila ka ardhur për të bekuar këtë marrëveshje të rëndësishme”, tha Rama.
“Partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë, shumë i rëndësishëm për rajonin, një rajon ku shumë luftëra, konflikte, gjakderdhje, keqkuptime i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe ku bashkëpunimi dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me nisma dhe hapa konkrete për të kapërcyer të shkuarën”, shtoi Rama.
Rama vlerësoi bashkëpunimin që ka nisur midis kompanisë shtetërore të Prodhimit të Energjisë, KESH në Shqipëri dhe Masdari të Emirateve Arabe që synon të zhvillojë deri në 3 gigavat prodhim të energjisë të ripërtëritshme për të pasur një rrjet të organizuar në tregun europian, duke nisur nga rajoni.
“Është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për energjinë por për paqen dhe bashkëpunimin në rajon në mënyrë të tillë që të gjithë ne duhet të arrijmë duke u bashkuara me familjen e bashkuar europiane. Dua po ashtu t’i shpreh mirënjohjen time kryeministres së Italisë Giorgia Meloni që është këtu për të marrë pjesë në këtë javë të qëndrueshmërisë si dhe për ta bekuar këtë marrëveshje shumë të rëndësishme mes Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë”, u shpreh më tej.