Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës.
“Siç e dini gjatë vitit të kaluar në afate të rregullta asambleja komunale nuk ka arritur që ta miratonte me kohë buxhetin, prandaj tek tani që e kanë miratuar ne si qeveri e procedojmë për në kuvend dhe i mbetet legjislaturës së ardhshme në vijim që të miratojë këtë buxhet. Por, deri atëherë komuna do të vazhdojë me ndarjet buxhetore siç e parasheh ligji, pra sipas vitit 2024”, tha ai në një konferencën për media.