Gati 55% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, duke treguar volume thuajse të barabarta energjie për të dy vendet. Çmimi mesatar ka lëvizur nga 61,04 euro/mWh që është çmimi më i ulët (në muajin prill), deri në 180 euro/mWh, (në muajin nëntor). Çmimi mesatar për periudhën 12 -mujore përllogaritet në rreth 112 euro/mWh.
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqipëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN gjatë vitit që shkoi, në total përmes këtij instrumenti u tregtua rreth 1.25 mln mWh energji. Gati 55% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Kosovës, duke treguar volume thuajse të barabartA energjie për 2 vendet. Kjo, pasi bashkimi i tregjeve u shënua në muajin shkurt, çka do të thotë se të dhënat për Kosovën përfshijnë vetëm periudhën shkurt – dhjetor.
Paralelisht, edhe numri i kompanive të listuara nga Kosova është shumë më i ulët se ai i kompanive nga Shqipëria. Sa i takon çmimit mesatar, me të cilin është tregtuar energjia, ai varion nga 61,04 euro/mWh që është çmimi më i ulët e që u shënua në muajin prill, deri në 180 euro/mWh, që është më i larti e që u shënua në muajin nëntor.
Çmimi mesatar për periudhën 12 -mujore përllogaritet në rreth 112 euro/mWh.
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, nisi operimet në datën 11 prill 2023, teksa funksionimi i saj paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji. Sfidë gjithsesi mbetet rritja e volumeve të tregtuara përmes këtij instrumenti.