Padi kundër Ministrisë së Financave për konkursin për sekretar

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka paditur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për konkursin për sekretar të përgjithshëm.

Liridon Salihi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike, ka theksuar se shoqërisë civile i është mohuar e drejta e garantuar me Ligjin për Zyrtarët Publik.

“Nga provat qe përmban kjo padi, konstatohet se ministria ka zhvilluar fazat e procedurës së rekrutimit për kategorinë e lartë drejtuese pa respektuar obligimin ligjor e fazat e rekrutimit te monitorohen nga shoqëria civile”, ka theksuar ai në konferencën për media ku është njoftuar për ngritjen e padisë./KP

Reklama e sponzorizuar