Zgjedhja e një anëtari të Bordit të OSHP-së, këta janë dy kandidatët që pritet të zgjidhen nga Kuvendi

Organi Shqyrtues i Prokurimit- OSHP

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot janë prezantuar emrat e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryeministri Albin Kurti lexoj emrat e dy kandidatëve të cilët garojnë për këtë pozitë.

“Xhevdet Ahmetaj dhe Isa Hasani. Qeveria do të ketë vëmendje te profesionalizimi dhe integritetin e kryerjes së punës të gjitha bordet publike. Ne garantojmë mbrojte për të diturit dhe të ndershmërit, dhe do të dënojmë brenda kompetencave tona cdo devijim nga pastërtia e figurës duke ruajtur integritetin e institucionit”, tha Kurti.

Reklama e sponzorizuar

Këta emra do t’i dërgohen Kuvendit për votim dhe për të zgjedhur njërin prej tyre si anëtar të Bordit të OSHP-së. /Telegrafi/