Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së tarifave prej 15% të energjisë elektrike.
Protesta është organizuar nga grupi ‘Asnjë cent ma shumë’ me qëllim të ngritjes së zërit kundër varfërisë energjetike.
Ky grup po ashtu ka dhënë edhe një ide tjetër për qytetarët se si të dërgojnë emaile tek adresa e ZRRE-së, si një mënyrë për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15%, siç edhe është paralajmëruar nga ZRRE.
Postimi i plotë i grupit “Asnji cent ma shumë”:
ZRrE ka propozuar 15% rritje të çmimit të energjisë elektrike. E gjithë kjo pas kërkesës së KEDS-it, që ka fituar statusin e një rituali të përvitshëm ku privatniku kërkon e organi shtetëror zbaton. Si për ironi, tek pas propozimit për shtrejtim, ZRrE ka hapur veshët për konsultim me publikun.
Nga përvoja e hidhur e të kaluarës, por dhe prej ishareteve të së tashmes, ne, qytetarët e Republikës, kemi boll arsye që të jemi të shqetësuar.
28 mars është dita e fundit që ZRrE merr e pret sugjerime. Me hiç shpresë e krejt indinjim le ta bombardojmë me email propozime.
Ne insistojmë: “Asnji cent ma shumë!”
Linku është gati, teksti sugjerues po ashtu. Shkruajmë emrin mbiemrin dhe shtypim dërgo.
Fjala është aksion. Është fillimi i aksionit. Nëse ZRrE nuk kupton me fjalë brengën tonë, shpejt do të shashtriset nga brohorima jonë!