Edhe 10 ditë deri te shtrenjtimi i rrymës, nuk përjashtohen as protestat

Paralajmërimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike vuri në lëvizje aktivistë që po duan ta ndalojnë këtë, pasi thonë se rëndohet jeta e kosovarëve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pret komente për këtë deri më 28 mars.

Luan Hasanaj, iniciues i aksionit me moton “Asnjë cent më shumë”, tha se vendimi për shtrenjtimin e rrymës do të ketë efekt zinxhiror të ngritjes së çmimeve në pothuajse çdo produkt.

Reklama e sponzorizuar

Ai ndërmorri nismën “Asnjëcentmashumë”, hapi peticion online, por nuk përjashton as protestat.

Kjo pasi sipas tij, rritja prej 15% e rrymës do të shkojë veç për mbulimin e humbjeve të vitit të shkuar.

Shtrenjtimin e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e bizneseve, për të cilët rritja s’ka arsye.