Hiqet bllokada e shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton të gjitha kompanitë anëtare se pas një pune të gjatë, është arritur që të hiqet bllokada e shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pronën Publike nga i cili kanë humbur shumë numër i madh i bizneseve.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se: “Për më tepër i njëjti ligj ka pamundësuar edhe realizim të investimeve në disa sektorë, përfshirë edhe në atë të energjisë së pastër, për të cilën vendi ka shumë nevojë. Ne kemi dhënë komentet tona në grupin punues për tri rregulloret që do të mundësonin nisjen e punës së Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në Zyrën e Kryeministrit”.

Tutje bëhet e ditur se rregulloret janë publikuar në Gazetën Zyrtare, që shënon zyrtarisht nisjen e punës së kësaj zyre.

Reklama e sponzorizuar

DhTIK është në pritje të aranzhimit të një takimi me drejtuesit e zyrës së lartpërmendur dhe se do të vazhdoj angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve të bizneseve anëtare. /Telegrafi/