Eksperti propozon bllok-tarifën e tretë: Rryma duhet shtrenjtuar për ‘konsumatorët e mëdhenj’ që shpenzojnë mbi 1400 kWh

Vetëm dhjetë për qind e konsumatorëve të rrymës në Kosovë shpenzojnë mbi 1400 kWh në muaj dhe konsiderohen si ‘konsumator të mëdhenj’. Kjo kategori shpenzon gati 40% të rrymës në amvisëri apo 91.3% të rrymës së importuar.

Këto të dhëna i ka paraqitur përmes një grafike, eksperti Vullnet Gacaferri, i cili ka propozuar miratimin e bllok-tarifës së tretë. Aktualisht në fuqi janë 2 bllok-tarifa: për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh dhe për ata nga 800 deri në 1400 kWh.

Gacaferri ka propozuar miratimin edhe të një bllok-tarife, atë të konsumatorëve që shpenzojnë mbi 1400 kWh, pasi sipas tij barra duhet të jetë më e madhe për konsumatorët e mëdhenj që shpenzojnë më së shumti rrymë.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk ka nevojë penzionerat të cilët nxehën me dru të paguajnë rrymë për ata të cilët nuk dëshirojnë ta kursejnë rrymën. Për këtë na duhet Bllok-Tarifa e tretë në Kosovë”, ka thënë Gacaferri.

Reagimi i plotë i Gacaferrit:

Nuk ka nevoje penzioneret te cilet nxehen me dru te paguajne rryme per ata te cilet nuk deshirojne ta kursejne rrymen.

Cdo ngritje e cmimit per Bllok Tarifat 1 (0-800) dhe 2 (800-1400), eshte direkt pagese per rrymen e shpenzuar te konsumatoreve te Bllok Tarifes 3.

Blloku 1 – Jane kategoria qe nxehen me dru dhe e kursejne rrymen. Kjo kategori komplet mbulohet nga prodhimi i vendor i rrymes. Nuk ka nevoje per import te rrymes per mbulimin e kerkesave te kesaj kategorie. Duke e dite qe KEK e furnizon KESCO-n me 30 euro/mëh, cdo shtrenjtim i rrymes per kete kategori eshte pagese per mbulimin e importit per kategorine e cila shpenzon shume rryme 1400+. Nuk kane nevoje ata qe nxehen me dru e kursejne rryme, me i mbulu kostot e importit per ata qe hargjoijne shume.

Kategoria e dyte 800-1400 mbulohet deri ne 90% me prodhim vendor te rrymes. Kjo kategori eshte kategori e cila jeton me se shumti ne banesa dhe pa mundesi te menyrave alternative per nxehje. Mirepo, perkunder shpenzimeve te rrymes ne nxehje prap kursejne rryme pasi qe konsumin e kane perfundi 1400 këh/muaj. Mbulimi i minimum 10% te importit per kete kategori mundet me u reflektu ne fature mujore deri ne 2-3% ngritje.

Kategoria e cila shpenzon me se shumti rryme te importit jane 1400+. Keta jane kateogoria qe mbi 90% te rrymes vjen nga importi per mbulimin e kesaje kategorie.

Zyra e Rregullatorit për Energji nese nuk e vendosni tarifen e trete i detyroni qyttaret e pergjegjeshem te cilet nxehen me dru ta paguajne rrymen per hargjuesit e medheje. MOS I DENONI PENZIONERAT E KONSUMATORET E KATEGORISE 800-1400.