Kina hakmerret me tarifa 84% ndaj mallrave amerikane

Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar një tarifë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA.

Ministria thotë se këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi më 10 prill.

Vendimi i Kinës erdhi pasi akuzoi Shtëpinë e Bardhë për “praktika bullizmi”.

Reklama e sponzorizuar

Pekini rriti tarifën e tij për importet amerikane nga 34% në 84%, pasi Administrata Trump i vendosi tarifa 104% mallrave kineze – masë e cila filloi sot, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.