Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka folur rreth rreth efekteve ekonomike dhe sociale që mund ti ketë vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritje të tarifave të energjisë prej 16.1 për qind.
Ai ka thënë se pas kësaj ngritje të çmimit në një periudhë kohore do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave nga ana e ZRrE-së.
Gërxhaliu ka thënë se nuk ka kurrfarë lobimi kohëve të fundit që të shtohet prodhimi i energjisë.
“Derisa do të jesh i varur nga importi definitivisht do të ketë oscilime të energjisë elektrike, këtë po e dëshmojnë lëvizjet nëpër berza. Dhe kjo do të jetë një dëm i madh për qytetarët e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe social. Ndërsa në aspektin psikologjik flet fakti se askush nuk e përmend tentativën për të investu në kapacitete të reja prodhuese. Besoj që kjo është ndër problemet më të mëdha që do ta rëndoj edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.
“Prandaj, të flitet për dëme qoftë në çmime, qoftë në konkurrentshmëri, qoftë në aspektin e tregtisë ndërkombëtare vërtetë është utopike”, ka thënë Gërxhaliu.
Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të rritë edhe çmimet e tjera të tregut.
“Sot paralajmërohet se me këtë vendim [të ZRrE-së] një kilogram i bukës do të jetë nga 70 deri në 80 cent”. /Dukagjini/