Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) është dënuar me gjobë prej 25 mijë eurosh nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP).
Lajmin e ka bërë të ditur anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi.
Në vendimin e publikuar thuhet se gjoba erdhi si shkak i ekspozimit të të dhënave personale të konsumatorëve.
Nushi thotë se u njoftua nga AIP se KESCO u dënua për 25 mijë euro për shkak se sillte faturat pa zarfa.