Komuna e Prishtinës ditë më parë ka hapur tenderin e radhës përmes E-prokurimit.
Komuna e cila udhëhiqet nga Përparim Rama, po planifikon ndërtimin e rrethojave për siguri në komunikacion.
Ndërtimi i këtyre rrethojave është paraparë të bëhet në gjithë territorin e kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.
Për këtë tender janë paraparë të ndahen 750 mijë euro.
Ndërtimi i këtyre rrethojave është paraparë të bëhet në kohëzgjatje për 36 muaj.
Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25 prilli i këtij viti.