Prokuroria e Shtetit pritet të nisë hetime në rastin e importeve të energjisë elektrike nga KESCO, për vitin 2024, pas dyshimeve për rritje të qëllimshme të kostove nga kompanitë e licencuara prej ZRrE-së, sidomos sa i përket transportit të energjisë elektrike përmes linjave ndërkombëtare.
Nisja e mundshme e hetimeve është konfirmuar nga Kryeprokurori i Shtetit Besim Kelmendi, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik. Ai ka thënë shkurt se në ditët në vijim rasti pritet t’i dërgohet për “verifikim dhe hetim” prokurorisë kompetente.
Ky paralajmërim vjen pas publikimit në seri të një hulumtimi në Buletini Ekonomik, ku zbardhen “prapaskenat” e rritjes se kostove në import të energjisë elektrike, që vetëm për transport të energjisë, rritja ka shkuar në 907 për qind më shtrenjtë se në vitin 2023.
Dështimi i bursës Kosovës-Shqipëri (ALPEX) dhe marrëveshjet e dyshimta mes KESCO-s dhe kompanive që merren me tregtim të energjisë, dyshohet se kanë rritur çmimet e importit të rrymës në nivele ‘astronomike’ në vitin 2024 —kosto të cilën KESCO ka kërkuar ta bart mbi “kurrizin” e konsumatorëve kosovarë.
Kjo “anomali” e rrallë në historikun e blerjeve të energjisë elektrike nga KESCO, ku transporti i energjisë në raste rezulton shumëfish më i shtrenjtë se vetë blerja e rrymës, është konstatuar edhe në dokumentet publike që i’u kanë dorëzuar Zyrës së Rregulatorit të Energjisë (ZRrE). /Buletini Ekonomik/
LEXO EDHE:
Rritje e kostos për transportin e energjisë së importuar nga KESCO për 907% në vitin 2024