Qeveria ndanë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendit

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur të mërkurën në mbrëmje mbledhje elektronike në të cilën janë miratuar dy vendime.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se Qeveria ka mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike dhe ka ndarë 75 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendit.

“Mbështetur procesin e nisur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Francës për trajtimin e përhapjes dhe përdorimit të papërgjegjshëm të aftësive komerciale të ndërhyrjes kibernetike – ‘Procesi Pall Mall’. Ndarë 75,000€ për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, me qëllim të promovimit të vendit”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar