Shala për mos shtrenjtimin e rrymës në veri: Shkelje e çdo parimi njerëzor

Ferat Shala, deputet i PDK-së,  ka deklaruar se vendimi për përjashtimin e komunave veriore nga shtrenjtimi i tarifave është një hap i padrejtë. Sipas Shalës, ky veprim është një shkelje e parimeve elementare njerëzore, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës.

“Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë dhe është shkelje e çdo parimi njerëzor” tha Shala për FrontOnline.

Shala ka shtuar se Qeveria “Kurti” dhe mekanizmat e saj po e bëjnë këtë, çka Shala konsideron se  është një shkelje e ligjit dhe e të drejtave të qytetarëve.

Reklama e sponzorizuar

‘’Kjo është pabarazi  e radhës që qytetarëve të Kosovës qeveria Kurti dhe mekanizmat  saj po e bëjnë këtë dhe parimisht kjo është edhe shkelje e ligjit dhe parimeve elementare njerëzore’’, deklaroi Shala.