Zyrtare: ZRrE thotë se rryma u shtrenjtua për 16%

Sot, më 11 prill 2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, ky Bord mori edhe vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë për rreth 16%, nga 15% sa ishte paraparë në propozimin fillestar.
“Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%”, thUhet në komunikatën për media të lëshuar nga vet ZRRE-ja sot pas mbledhjes.
Sipas njoftimit, në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:
– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;
– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.
Në anën tjetër, qindra qytetarë janë duke protestuar në sheshet e Prishtinës sot, duke kundërshtuar fuqishëm rritjen e çmimit të energjisë elektrike. /Buletini Ekonomik/