Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës

Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset në Prishtinë do të mbajnë një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky proces ka krijuar shqetësime të mëdha në komunitetin e biznesit, të cilët kërkojnë një afat kohor më të gjatë për kalimin në treg të lirë, transmeton Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Kamionë të shumtë janë vendosur tashmë në Veternik, ku protesta ka nisur dhe pritet të përfshijë pjesëmarrjen e një numri të madh të biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar.