Rafuna: “Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike po rrezikon sektorin privat”

Sot, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbajti një konferencë për shtyp me temën: “Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat – Ndikimi në konkurrueshmërinë e bizneseve dhe kërkesat për veprim institucional.”
Rafuna theksoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka krijuar presion të madh mbi bizneset vendore, duke ulur konkurrueshmërinë dhe rrezikuar qëndrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve.
“Nëse nuk merren masa urgjente, pasojat do të ndihen në rënien e prodhimit, humbjen e vendeve të punës dhe ngadalësimin e zhvillimit ekonomik,” – u shpreh ai.
Në përfundim, Rafuna paraqiti kërkesat konkrete për ndërhyrje institucionale, për të mbrojtur interesin e sektorit privat duke pezulluar vendimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 16.1% për biznese të cilat kanë më pak se 50 të punësuar dhe qarkullim nën 10 milion euro dhe shtyerjen e daljes në treg të hapur për më shumë se 1300 biznese së paku edhe për 1 vit.