Çmimet e perimeve në Greqi, ndjeshëm më të ulëta se sa në Kosovë

Po të krahasohen çmimet aktuale të perimeve dhe të pemëve në tregjet e Kosovës me çmimet në tregjet greke, shihet se në Greqi çmimet e perimeve, sidomos, të specave dhe të domateve, janë disa herë më të ulëta se sa te ne.

Buletini Ekonomik

Në medie të rajonit sot kanë zënë vend çmimet aktuale të produkteve bujqësore në Greqi, sidomos të perimeve dhe të pemëve, të regjistruara nga turistë dhe vizitorë të rastit nga rajoni që kanë vizituar këtë vend. Dhe, kur të shikohen këto çmime, por edhe të krahasohen me çmimet aktuale të perimeve dhe të pemëve në tregjet e Kosovës, por edhe të shteteve të rajonit, shihet se në Greqi çmimet e perimeve, sidomos, të specave dhe të domateve, janë disa herë më të ulëta se sa te ne.

Reklama e sponzorizuar

Më konkretisht, në një nga shitoret e specializuara të pemëve dhe të perimeve në Nea Porija në Greqi, këto ditë është evidentuar nga turistët se çmimi i specave është saktësisht 0,70 centë për një kilogram, ndërsa çmimi i domateve është edhe më befasues në këtë kohë në prag të sezonit turistik në Greqi. Një kilogram i domatave, në dukje cilësore, kushton 0,38 euro (në Kosovë kilogrami i domateve në tregjet e gjlebra është më së paku 1,20-130 euro, ndërsa në shtitoret e specializuara edhe 1,50 e 1,80 euro).

Kilogrami i pjeshkëve në tregjet greke këto ditë kushton diku rreth 3 euro, çmimi i mollëve sillet ndërmjet 1,50 deri 1,90 euro për një kilogram. Dardhat në tregjet në Greqi (edhe në tregjet të qyteteve bregdetare) kushtojnë 2,50 dhe 2,70 euro, ndërsa pjepri ka çmimin 1,80 euro. Këto janë disa nga çmimet e produkteve pikante bujqësore, që më shumë konsumohen në këto ditë në prag të stinës së verës, kur në Greqi, praktikisht ka filluar sezoni turistik dhe kur është vërshuar nga turistë të shumtë.

Ndërkohë, në Kosovë, sipas opinionistëve, analistëve, por edhe të dhënave statistikore, “çmimet mesatare të produkteve gjatë dy muajve të fundit kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit”. Sipas tyre, “në Kosovë, disa produkte specifike (ndër to edhe bujqësore) kanë kaluar rritjen prej 70 për qind e 100 për qind vetëm në katër vitet e fundit”. /Buletini Ekonomik/