Zëdhënësja e Termokosit: Jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës

Afërdita Uka, zëdhënëse në Termokos ka folur për përgatitjes për sezonin ngrohës.

Ajo u shpreh se gjithçka është bërë me kohë dhe se janë të gatshëm për të filluar këtë sezon.

Reklama e sponzorizuar

“Përgatitjet janë bërë me kohë. Ne jemi të gatshëm për të filluar sezonin ngrohës. I gjithë sistemi i ngrohjes është në gjendje gatishmërie për të pritur sasitë e para të energjisë termike që pritet të fillojmë t’i marrim shumë shpejt nga KEK-u”, tha ajo në Klan.