Konventa e Industrisë së Drurit shënon edicionin e tetë

Konventa e Industrisë së Drurit ka hapur dje edicionin e tetë me radhë, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive vendore dhe të huaja, të cilat prezantuan produktet dhe teknologjitë më të fundit në këtë sektor.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK, Arjeta Vula Pozhegu shpjegoi përgatitjet dhe rëndësinë e kësaj ngjarjeje.

Reklama e sponzorizuar

“Është edicioni i tetë me radhë dhe do të prezanton po ashtu prodhime të shumta të kompanive vendore. janë bërë edhe përgatitjet e fundit që janë ekspozimet e kompanive kështu që tashmë jemi gati edhe po presim hapjen solemne të konventes që të vazhdojmë më tej me panelet edhe me sipas axhendës që e kemi planifikuar”, tha ajo.

“Ndër tjera e kemi edhe panelin e digjitalizimit dhe automatizimit që janë proceset e prodhimit të cilat sot aktualisht secila kompani është kurioze të dijë edhe të njihet me të reja teknologjike dhe të vendosë sistemet brenda kompanisë që të avancojë në punën dhe në produktivitetin e saj. Sot këtu i kemi diku 30 kompani që janë me ekspozime, me produkte vendore. Pastaj kemi kompani të huaja nga Greqia, Italia dhe vende të tjera që kanë ardhur me materiale dhe teknologji të industrisë drurit që janë me ekspozim”, tha Vula Pozhegu.

Në këtë edicion, veç prodhimeve vendore, theksi vihet edhe te inovacionet teknologjike, automatizimi dhe digjitalizimi, fusha që po tërheqin gjithnjë e më shumë interes nga kompanitë që synojnë avancimin e proceseve të tyre të prodhimit.