Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë hyrë në ditën e katërt të protestës duke kërkuar pagën e tyre.
Sikurse ditëve të tjera edhe sot ata kanë shkuar me autobusë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Kështu kryeqyteti qe katër ditë është pa autobusë urban, meqenëse punëtorët kanë ndërprerë qarkullimin, pasi që siç kanë thënë përfaqësuesit e tyre që përveç pagës nuk kanë as karburante.











