Telekomi i Kosovës: Gjatë vitit 2025, operuam me fitim, vazhdon procesi i modernizimit teknologjik.

Telekomi i Kosovës Sh.A. ka prezantuar për publikun një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të vitit 2025, duke reflektuar një transformim të qëndrueshëm në fushat teknologjike, financiare, komerciale dhe organizative.
Në një komunikatë për media nga Telekomi, thuhet se pas një periudhe të vështirë rimëkëmbjeje, e cila nisi në vitin 2020, kompania ka kaluar në një fazë të re të modernizimit teknologjik të qëndrueshëm. Duke tejkaluar sfida të shumta, Telekomi i Kosovës ka hyrë në një etapë të operimit me fitim, të investimeve në teknologji bashkëkohore dhe të përmirësimit të ndjeshëm të përvojës së konsumatorëve.
Sipas tyre, rezultatet e vitit 2025 dëshmojnë përkushtimin institucional, menaxhimin e suksesshëm dhe besimin e vazhdueshëm të klientëve, duke e pozicionuar Telekomin e Kosovës si një aktor të qëndrueshëm dhe inovativ në tregun e telekomunikimeve.
Shërbimet mobile
• Rrjeti VALA është modernizuar me teknologjitë 4G+ dhe 5G, duke ofruar shpejtësi deri në 1Gbps.
• Trafiku ditor i të dhënave ka arritur mbi 180 TB.
• Telekomi numëron 830,000 klientë aktivë në shërbimet mobile, prej të cilëve 120,000 përdorin 5G.
• Mbuleshmëria në vitin 2025:
o Popullsia: 2G – 99.80%, 4G – 98.50%, 5G – 72.00%
o Territori: 2G – 98.50%, 4G – 94.50%, 5G – 45.00%
Shërbimet fikse
• Telekomi ka rreth 8.5% të tregut në shërbimet fikse.
• Janë 33,500 klientë me internet+TV+telefon dhe 5,200 vetëm me telefon – gjithsej 38,700 klientë.
• Rrjeti optik është zgjeruar me investime prej mbi 12 Milion €, me 27 punishte të përfunduara dhe 41 në proces.
Siguria kibernetike
• Është implementuar platforma e re e sigurisë me teknologji Fortinet.
Rezultatet financiare Janar–Nëntor 2025
• Të hyrat: 61,329,704 €
• Fitimi neto: 8,246,275 €
• Rritje prej 15% krahasuar me vitin 2024
• Kontroll i suksesshëm mbi të gjitha kategoritë e shpenzimeve
• Janë shlyer të gjitha obligimet e trashëguara dhe faturat rrjedhëse ndaj kreditorëve, ATK-së, ARKEP-it dhe kredisë po paguhen brenda afatit.
Pagesat në buxhetin e Kosovës
• Tatime: 9,365,952.23 €
• Kthim kredie dhe kamata: 4,767,667.97 €
• ARKEP: 3,074,121.56 €
• Total: 17,207,741.76
Shitja, Marketingut dhe Kujdesi ndaj Konsumatorëve
• Janë hapur 4 pika të reja të shitjes dhe janë ribranduar pikat ekzistuese.
• Telekomi ka prezencë përmes partnerëve në rreth 3,000 lokacione.
• Aplikacioni “Vala jonë” ka mbi 200,000 përdorues aktivë dhe mbi 2 milionë € pagesa – rritje mbi 100% krahasuar me vitin e kaluar.
• Është arritur marrëveshje ekskluzive për transmetimin e Kupës Botërore FIFA 2026 me RTK.
• Marketingu digjital ka rezultuar me:
o 1,378 postime/storie në rrjete sociale
o 30 milionë shikime
o 15 projekte promovuese me karakter social dhe ndërgjegjësues
Kujdesi për Konsumatorë
• Koha mesatare e pritjes në qendrën e thirrjeve është reduktuar nga 62 sekonda (2024) në 50 sekonda (2025).
• Shkalla e zgjidhjes së ankesave në thirrjen e parë është rritur nga 87% në 90%
• Janë pranuar 11,700 kërkesa/ankesa përmes Facebook chat, me shkallë përgjigjeje 100%.
• Niveli i kënaqshmërisë (Net Promoter Score) ka tejkaluar pragun 50.
Burimet Njerëzore
• Është përfunduar me sukses procesi i ristrukturimit për 1,653 punonjës, përmes 400 konkurseve të brendshme dhe sistemimeve.
• Është instaluar kulturë korporative për respektimin e orarit dhe përgjegjësive në punë.
• Janë mbajtur trajnimet e parapra me ligj dhe trajnime të sigurisë kibernetike.
• Po bëhet digjitalizimi i bazës së të dhënave të punonjësve përmes sistemit të ri në Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Zyra Ligjore
• Është zhvilluar aktivitet intensiv dhe efikas në trajtimin e lëndëve gjyqësore (civile, penale, administrative, arbitrazhe).
• Rezultatet:
o 220 vendime në favor të ndërmarrjes në procedurë kontestimore
o 950 raste të përfunduara në përmbarim (të arkëtuara 500,000 €)
o 14 konteste të zgjidhura me ujdi jashtëgjyqësore (kursim mbi 50,000 €)
• Është bërë digjitalizimi i lëndëve kontestimore dhe është në proces digjitalizimi i lëndëve përmbarimore.
• Janë hartuar/rishikuar 5 akte normative, dhënë mbi 100 opinione ligjore dhe hartuar 52 kontrata komerciale me 85 anekse.
Telekomi i Kosovës Sh.A. mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës. Me një vizion të qartë dhe mbështetje të fuqishme institucionale, kompania synon të jetë një shtyllë e besueshme e komunikimit digjital dhe zhvillimit ekonomik në vend.