Korniza afatmesme e shpenzimeve dhe grantet komunale- Murati bën përgjegjese opozitën për bllokadën dhe flet për pasojat

Hekuran Murati, ministër i Financave në Kosovë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se moskonstituimi i kuvendit ka pasoja edhe në procese tjera.

Sipas tij në mungesë të një kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

“Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.”

Reklama e sponzorizuar

Murati ka përmendur edhe komisionin për Grante Komunale.

“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.”

Murati thotë se është e domosdoshme që opozita “të heqë dorë nga bllokada”.

” Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.”