KOSTT njofton opinionin publik se gjendja në sistemin elektroenergjetik është normalizuar dhe stabilizuar, pas implementimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.
Sipas njoftimit te KOSTT, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike, një masë kyçe që ka garantuar stabilitetin dhe vazhdimësinë e furnizimit si dhe integritetin e sistemit.
“KĂ«rkohet nga tĂ« gjitha palĂ«t pjesĂ«marrĂ«se nĂ« treg tĂ« respektojnĂ« rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« operim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« sigurt dhe tĂ« optimizuar tĂ« rrjetit elektroenergjetik”, thuhet nĂ« njoftimin e KOSTT.
Ndryshe në një njoftim mbrëmë, KOSTT alarmoi se Kosova është duke e rrezikuar përjashtimin nga mekanizmat ndërkombëtar të energjetikës, për shkak të nivelit të lartë të devijimeve në rrjetin energjetik evropian nga zona e Kosovës. KOSTT e bëri përgjegjëse për këtë KESCO-n, derisa kjo e fundit tha se kishte probleme me import.
LEXO EDHE:
https://buletiniekonomik.com/2026/01/kostt-ngre-alarmin-nga-devijimet-e-shkaktuara-prej-kesco-s-ne-rrjetin-interkonektiv-evropian-po-rrezikohet-marreveshja-e-kosoves-me-entso/
https://buletiniekonomik.com/2026/01/alarmi-i-kostt-it-per-devijimet-lajmerohet-kesco-thote-se-po-perballet-me-kufizim-te-kapaciteteve-nderkufitare/









