Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar sot për disa orë në Prokurorinë Speciale, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Nga kjo Prokurori kanë bërë të ditur se Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për grantet në Ministrinë e Bujqësisë.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, njoftoi kjo Prokurori.
Peci gjatë largimit nga objekti i Prokurorisë nuk ka folur për mediat.











