Kosova me norma të larta të humbjeve të ujit të pijshëm

Sipas të dhënave që defilojnë nëpër statistika të ndryshme të asociacioneve të vendit dhe ndërkombëtare, Kosova humb rreth 58 për qind të ujit të pijshëm, ose më shumë se gjysmën derisa ky ujë të faturohet, ose të arrijë në destinacion, që do të thotë te konsumatori.

Buletini Ekonomik

Pas ngritjes së çmimit të ujit të pijshëm në ditën e parë të këtij viti për 40 për qind, Kosova ka çmime enorme të larta të ujit (çmimi i një metri kub të ujit të pijshëm dhe kanalizimit tani në Kosovë është saktësisht 91 centë) dhe njëkohësisht vazhdon të ketë humbje të mëdha teknike dhe komerciale të ujit të pijshëm.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave që defilojnë nëpër statistika të ndryshme të asociacioneve të vendit dhe ndërkombëtare, Kosova humb rreth 58 për qind të ujit të pijshëm, ose më shumë se gjysmën derisa ky ujë të faturohet, ose të arrijë në destinacion, që do të thotë tekonsumatori.

Ndërsa, sipas njohësve të zhvillimeve në kompanitë për furnizimin e qendrave komunale të vendit me ujë të pijshëm, humbjet në shifra kaq të larta të ujit janë kryesisht pasojë e rrjetit shumë të vjetruar, rrjedhjeve të ujit për shkak të prishjeve tenike në tubacione dhe lidhjeve ilegale (të paregjistruara) të shtëpive dhe hapësirave biznesore me rrjetet e ujësjellësve. Lidhjet ilegale, ose të paregjistruara, thënë më konkretisht, janë vjedhje klasike e ujit të pijshëm, për shkakun e thjeshtë sepse ai ujë konsumohet, por nuk paguhet fare.

Humbjet e ujit në Kosovë, siç u tha më lartë, janë me vite të larta dhe nuk është fare satisfaksion krahasimi me nivelin, po kështu të lartë, thuaja njësoj, me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë norma të larta të humbjeve të ujit, ose ato raportohen të jenë nga 55 deri në 67 për qind të ujit të prodhuar (të përpunuar) në stabilimentet e fabrikave të përpunimit të ujit në këto vende.

Përqindja e humbjeve të ujit të pijshëm në shtetet e Ballkanit Perëndimor është pakrasueshëm shumë më e lartë se sa në shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Më saktësisht, në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, humbjet e ujit të pijshëm raportohet të jenë mesatarisht rreth 50 për qind (në këto vende humbjet ndryshojnë ndjeshëm ndër ujësjellës dhe ndër qytete të ndryshme). Në Mal të Zi dhe në Bosnje Hercegovinë, po kështu humbjet e ujit arrijnë, por edhe tejkalojnë 50 përqindëshin. Në këto dy shtete, në raste të shpeshta raportohet edhe niveli i humbjeve të ujit të pijshëm që tejkalon 60 përqindëshin e ujit të përpunuar.

E sipas të dhënave nga Shqipëria, edhe në shtetin e dytë shiptar humbjet e ujit të pijshëm janë pak a shumë në nivelin e vendeve të rajonit, ose ato, sipas vlerësimeve të asociacioneve ndërkombëtare, sillen nga 56 deri në 63 për qind. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, humbjet pos që janë pasojë e e rrjetit shumë të vjetruar, rrjedhjeve të ujit për shkak të prishjeve tenike në tubacione dhe lidhjeve ilegale (të paregjistruara) të shtëpive dhe hapësirave biznesore me rrjetet e ujësjellësve, janë edhe pasojë e menaxhimit të keq në shumë raste të ndërmarrjeve dhe kompanive, që në shumicë janë sisteme publike dhe mungesës së investimeve në modernizimin e rrjetit dhe të stabilimementeve të vjetëruara të përpunimit të ujit.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është investuar as përafërsisht me nevojat reale për të modernizuar sistemet e ujësjellësve dhe të rrjetit shumë të amortizuar. Shumica e investimeve të ndodhura në këto vite në këto sisteme janë kryesisht donacione të shteteve të BE-së dhe përtej, ndërsa mjetet financiare vetanake janë fare simbolike. /Buletini Ekonomik/