Kuvendi sot mblidhet për të shqyrtuar buxhetin

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen për të shqyrtuar buxhetin 4-miliardësh për vitin 2026.

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026 ishte në rend dite në seancën e mbajtur të premten, mirëpo partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë shmangien nga afatet për ta shqyrtuar atë në parim.

Reklama e sponzorizuar

Partitë opozitare kundërshtuan shqyrtimin me urgjencë të këtij projektligji, duke kërkuar së paku tri ditë për ta analizuar materialin prej 700 faqesh që u është përcjellë nga ekzekutivi gjatë ditës së premte.

Sipas tyre, ky buxhet nuk reflekton as premtimet e kryeministrit Albin Kurti e as strukturën e re të kabinetit qeverisës, të cilit i janë shtuar 4 ministri.

Projeksionet janë të njëjta me ato që Qeveria në detyrë i pati përcjellë në Kuvend në tetor të vitit të kaluar.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00.