Sa është kostoja shtesë në rastin e shitblerjes së një banese në Kosovë?

Fotografi ilustruese

Në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta rreth kostos shtesë për shitblerjen e banesave, por as të pronës së paluajtshme. Por, gjatë tregtimit të një banese, apo prone të paluajtshme, edhe në Kosovë, blerësit në veçanti, në raste edhe shitësit, duhet domosdo të paguajnë edhe disa kosto shtesë, që do të thotë detyrime të tjera financiare, që lindin gjatë shitblerjes, ose pasi prona të shitblehet.

Buletini Ekonomik

Reklama e sponzorizuar

Të dhënat e bëra publike nga një studim i Investropa rreth kostos shtesë për shitblerjen e banesave në Shqipëri, me theks të posaçëm në Tiranë, janë interesante të shqyrtohen edhe në Kosovë, për të parë çmimin real shtesë në vendin tonë, për të parë analogjinë e kostos së shitblerjes së një banese në Prishtinë, bie fjala, me atë të Tiranës, por edhe për të vërejtur dallimet, nëse ekzisojnë ato. Më saktësisht, të dhënat e Investropa për shitblerjet e banesave, të trajtuara edhe nga Scantv, tregojnë se përveç çmimit të apartamentit, blerësit duhet të llogarisin edhe disa kosto shtesë që lindin pasi prona blihet në kryeqytet.

Në varësi të faktit nëse bëhet fjalë për një apartament ekzistues apo për një ndërtim të ri, blerësit e një banese në Tiranë duhet të shtojnë rreth 6% deri në 12% mbi çmimin përfundimtar për banesat ekzistuese dhe 4% deri në 9% për ndërtimet e reja, për të mbuluar taksat, tarifat dhe shpenzimet e mobilimit apo rikonstruksionit. Bie fjala, për një pronë me vlerë rreth 200 mijë dollarë, ose 169,500 euro, tarifat noteriale dhe regjistrimi zakonisht kushtojnë 4,000–5,000 dollarë. Nëse banesa është ekzistuese (në ndërtesat e vjetra), rikonstruksioni dhe mobilimi mund të shtojnë edhe 10,000–25,000 dollarë të tjera, duke e çuar koston totale në 214,000 deri në 230,000 dollarë.

Siç po shihet, studimi i Investropa thekson se blerja e një banese në Tiranë, përveç çmimit të shpallur, ka edhe disa detyrime të tjera financiare. Taksat e transferimit paguhen gjatë kalimit të pronësisë dhe llogariten mbi vlerën e deklaruar të pronës. Tarifat noteriale janë të domosdoshme për finalizimin e kontratës së shitblerjes dhe zakonisht variojnë nga 0.23% deri në 0.35% të vlerës së pronës.

Regjistrimi në Kadastër (ASHK) është hapi që zyrtarizon pronësinë dhe ka një kosto nga disa dhjetëra deri në disa qindra euro. Nëse transaksioni realizohet përmes një agjenti imobiliar, komisioni zakonisht është 1%–2% e çmimit të blerjes dhe mbetet i negociueshëm.

Ndërsa në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta rreth kostos shtesë për shitblerjen e banesave, por as të pronës së paluajtshme. Nuk është bërë publik ndonjë studim që ka trajtuar këtë çështje. Por, gjatë tregtimit të një banese, apo prone të paluajtshme, edhe në Kosovë, blerësit në veçanti, në raste edhe shitësit duhet domosdo të paguajnë edhe disa kosto shtesë, që do të thotë detyrime të tjera financiare, që lindin gjatë shitblerjes, ose pasi prona të shitblehet. Edhe në Kosovë duhet të paguhen taksa e transferimit të pronës, tarifat e noterisë, regjistrimi në kadastër dhe domosdo një çmim plus për ndërmjetësin e shtitblerjes, apo për kompaninë imobiliare (agjenci e paluajtshmërive).

Mirëpo, në Kosovë nuk ka të dhëna konkrete rreth kostos shtesë të një banese me rastin e shtitblerjes. Dihen dhe janë të zyrtarizuara tarifat e noterisë në Prishtinë dhe në qendrat e tjera komunale të Kosovës për noterizimin e një banese, apo paluajtshmërie, dihet poashtu, pak a shumë edhe taksa zyrtarte e transferimit të pronës, e regjistrimit në kadastër, por nuk dihen sa do të paguajë për ndërmjetësin, ose për agjencinë e paluajtshmërive. Kostoja e shitblerjes së një prone për këta të fundit, në të shumtën e rasteve, është i negociushëm dhe në bazë të marrëveshjes me blerësin, por në raste edhe me shitësin, paracaktohet çmimi i shërbimit të ndërmjetësuesit apo të agjencisë imobiliare.

Agjencitë imobiliare të licencuara në Kosovë, në të shumtën e rasteve kanë të përcaktuara koston e një transakcioni të shitblerjes së një prone, por edhe të qiradhënies së një banese. Sidoqoftë, ndoshta për të qenë më transparent dhe më njoftues me publikun çështja e kostove shtesë me rastin e blerjes së një prone të paluajtshme, do të ishte mirë që edhe në Kosovë të bëhet ndonjë studim më konkret, ngjashëm me studimin e Investropa të Tiranës. /Buletini Ekonomik/