901 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë, afati përfundon sot

Agjencia Kundër Koruupsion (AKK)

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se procesi i deklarimit vjetor të pasurisë po zhvillohet sipas afateve ligjore, me shumicën e zyrtarëve publikë që tashmë kanë përmbushur obligimin.

Sipas të dhënave të fundit, 79.79% e zyrtarëve (8276 persona) kanë deklaruar pasurinë, 11.52% janë ende në proces, ndërsa 8.69% nuk e kanë nisur ende këtë procedurë. Afati përfundimtar për deklarimin është 31 mars 2026, deri në mesnatë, dhe nuk parashihet shtyrje pa pasoja juridike, përveç rasteve të veçanta teknike.

Reklama e sponzorizuar

APK paralajmëron masa ndëshkuese për zyrtarët që nuk respektojnë afatin, përfshirë gjoba në vlerë prej 30% të pagës mujore. Në rast të mosdeklarimit edhe pas masave administrative, çështja mund të procedohet më tej me kallëzime penale në prokurori.

Verifikimi i pasurisë bëhet përmes shortit të rastësishëm ose bazuar në informacione nga qytetarët, mediat dhe institucionet. Ndërkohë, deklarimi i rremë ose i paplotë mund të çojë në pasoja ligjore, përfshirë hetime dhe njoftim të institucioneve relevante si Administrata Tatimore apo Dogana. /Front Online/