Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar për rritje të të hyrave tatimore, duke konfirmuar një trend pozitiv në mbledhjen e të ardhurave.
Sipas të dhënave të publikuara, të hyrat nga tatimet kanë arritur në 299.02 milionë euro, që paraqet një rritje prej 44.5 milionë euro, apo 14.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, kontributet pensionale kanë arritur në 89.9 milionë euro, duke e çuar totalin e të hyrave në 388.9 milionë euro.
Sipas ATK-së, këto shifra reflektojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje dhe forcim të performancës financiare në vend.











