Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve dhe i cili u miratua të premten (më 3 prill 2026), nuk e kanë mbështetur edhe një numër asociacionesh ekonomike si Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, përfraqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës etj. Cka thonë zyrtarët dhe çka opozita dhe përfaqësues të bizneseve dhe asocioacioneve të ndryshme ekonomike?
Buletini Ekonomik
Në Kosovë pikëpamjet e ndryshme ndërmjet autoriteteve zyrtare dhe opozitës, por edhe të përfaqësuesve të bizneseve dhe organizatave ekonomike e mjediseve të shumta afariste për të gjitha zhvillimet në sektorët e ekonomisë gjithnjë, së paku deri tani, ka divergjenca të dallueshme dhe shpeshherë diametralisht të kundërta. Dallimet e theksueshme janë prezente edhe në çështjet e planeve të zhvillimit ekonomik, por edhe në pikëpamjet e veprimeve konkrete për të zgjidhur, apo për të zbutur, së paku ndonjë vështirësi qoftë kronike, qoftë e paraqitur befas dhe e paparashikuar, sidomos në raste të krizave evidente.
Ka dallime esenciale ndërmjet autoriteteve dhe opozitës edhe këto ditë, me rastin e krizës globale, që kushtëzoi ngritjen enorme të çmimit të naftës dhe pati ndikim në rritjen e çmimeve zinxhir në vend. Këto ditë, duke folur në këtë temë, dhe për ta arsyetuar Projektligjin e propozuar për çmimet tavan, me qëllim të mbrojtje së qytetarëve nga abuzimi me çmimet e larta, kryeministri Kurti kishte thënë se “disa tregtarë dhe biznese të mëdha kanë keqpërdorur situatën për të rritur artificialisht çmimet”. Dhe, absolutisht, qëndron konstatimi i Kurtit për abuzimet e shumë tregtarëve të pandërgjegjshëm dhe disa prodhuesve, të cilët, në shumë raste, sidomos në kohë krizash, sikundër edhe kësaj radhe, kanë abuzuar brutalisht me çmime të ngritura, duke shfrytëzuar situatat për të krijuar fitime financiare me çmime abuzuese. Keqpërdorimet dhe manipulimet e shumë tregtarëve dhe disa prodhuesve në vend janë të tejdukshme, madje edhe të konstatuara nga kontrollet e çmimeve nga institucionet dhe njerëz kompetentë zyrtarë. Por sërish, pa vonuar, përfaqësues të opozitës dhe sish nga sferat e bisneseve, kanë reaguar lidhur me këtë propozim të Kurtit, duke thënë se zgjidhja për çmimet e larta nuk mund të jetë kontrolli artificial, por politika që stimulojnë konkurrencën, uljen e kostove operative, prodhimin vendor dhe stabilitetin ekonomik.
Deputeti i LDK-së, bie fjala, Avdullah Hoti, argumentoi këto ditë përmes një shkrimi në Facebook se kufizimi i fitimit nuk e ndihmon konsumatorin. Sipas tij, me këtë masë, sa herë që nafta shtrenjtohet në tregun ndërkombëtar, bizneset thjesht ia kalojnë atë faturë qytetarit.
“Caktimi i marzhës së fitimit e mban fitimin e biznesit brenda një kufiri të caktuar, por u mundëson bizneseve që çdo rritje e çmimit në tregjet ndërkombëtare ta bartin plotësisht te konsumatori. Me këtë masë, bizneset nuk kanë asnjë nxitje të ulin shpenzimet. Kështu që, konsumatori jo vetëm që nuk mbrohet, por e paguan plotësisht rritjen e çmimit të derivative.”, tha Hoti.
Ai paralajmëroi se rritja e çmimet të derivateve rrezikon të krijojë pasoja zinxhirore, duke çuar në “çmime më të larta dhe me rritje ekonomike më të ulët.
“Çmimet e derivateve janë rritur me rreth 40 për qind krahasuar me datën 28 shkurt 2026, kur nisën sulmet. Rrjedhimisht, janë rritur kostot e prodhimit dhe operimit të bizneseve, të cilat po barten te çmimet e produkteve të konsumit dhe produkteve të ndërmjetme. Për shkak të integrimit të madh të tregjeve globale, përvoja ka treguar se këto efekte zinxhirore janë relativisht të shpejta në mbarë botën. Pa asnjë dyshim, kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta dhe me rritje ekonomike më të ulët”, tha ai.
Deputeti i LDK-së vlerëson se shteti duhet të mbajë një pjesë të barrës dhe të mos e lërë qytetarin të paguajë gjithçka, duke kërkuar që “të ulet akciza në derivate, e cila mund të ulet deri në 36 cent për litër pa shkaktuar asnjë ndryshim në të hyrat buxhetore. Sipas tij, meqenëse çmimet janë rritur, shteti po mbledh automatikisht më shumë para nga TVSh-ja. Këto para shtesë, thotë ai, qeveria duhet t’i përdorë për të ulur akcizën, duke i dhënë kështu qytetarëve naftë më të lirë pa e dëmtuar arkën e shtetit.
“Duke qenë se të hyrat buxhetore nga TVSH-ja në derivate rriten si rezultat i rritjes së çmimit, Qeveria ka mjaftueshëm hapësirë për të ulur akcizën proporcionalisht me rritjen e të hyrave të saj nga TVSH-ja shtesë që mbledh nga derivatet”, kishte thënë ai në shkrimin në FB.
Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan, i cili synon mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e çmimeve dhe i cili u miratua të premten (më 3 prill 2026), nuk e kanë mbështetur edhe një numër asociacionesh ekonomike si Aleanca Kosovare e Bizneseve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, përfraqësues të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës etj. Këto subjekte kanë vu në dukje se “tregu nuk funksionon përmes kufizimeve të imponuara” duke shtuar se “ rikthimi i çmimit tavan pa një analizë ekonomike dhe pa konsultim të strukturuar me sektorin privat mund të sjellë pasoja serioze”. Ata kanë sugjeruar si më të nevojshme dhe më të efektshme uljen e akcizës dhe të TVSH-së, si masa më të efektshme për ta zbutur krizën e ngritjes së çmimeve të naftës.
AAK kërkoi zyrtarisht lirimin e të paktën 50 për qind të TVSh-së për derivatet dhe heqjen e përkohshme të akcizës. Paralelisht, Oda Ekonomike e Kosovës ka propozuar ulje të akcizës dhe përjashtim ose reduktim të përkohshëm të TVSh-së, duke argumentuar se barra fiskale po rëndon jo vetëm mbi konsumatorin, por mbi gjithë zinxhirin prodhues e tregtar. Megjithatë, në shumë paraqitje publike, eedhe në konferencën për media të 30 marsit, kryeministri Albin Kurti ka ngurruar të përkrahë këto masa, duke deklaruar se Qeveria nuk e sheh si zgjidhje heqjen e TVSh-së dhe akcizës për naftën. Sipas tij, “propozimet për heqje të TVSh dhe Akcizës nuk janë mirë të menduara dhe nuk bazohen në përvoja të suksesshme apo në dije ekonomike.
Qeveria, tha Kurti, “po vazhdon me masat ekzistuese të mbikëqyrjes së tregut dhe me kufizimin e marzhës së fitimit, jo me ndërhyrje në taksa. Duke qenë këmbëngulës në propozimet dhe vizionet e tij për “për të mbrojtur qytetarët në kohë krize për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të drejta për produkte themelore”, Kurti dhe Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rastet e veçanta të destabilizimit në treg, i cili ishte shpallë antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kryeministri Albin Kurti në prezantimin e tij tha se ky projektligj po miratohet “për të parandaluar abuzimet dhe për të ruajtur konkurrencën e ndershme”.
“Ky projektligj është një instrument i domosdoshmëm për të mbrojtur qytetarët në kohë krize për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të drejta për produkte themelore. Ai i jep shtetit mekanizmat ligjorë për të ndërhyrë në mënyrë proporcionale dhe transparente në interes publik kur tregu përballet me destabilizim serioze”, shtoi ai.
Prezantimin e projektligjit e bëri ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se është “domosdoshmëri për mbrojtje të interesave të qytetarëve”.
“Sa i përket vendimmarrjes, për këto masa parashikohet themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili do të emërohet nga Kuvendi dhe do t’i raportojë atij. Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat e tij, si dhe procesi i vendimmarrjes”, tha Kusari Lila.
Mbetet te shihet sa do të jetë efektiv ky projektligj, pas fuqizimit të tij. /Buletini Ekonomik/









