Kurti: Byroja për konfiskimin e pasurisë do t’i japë fund fitimeve të paligjshme

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përshpejtojnë miratimin e projektligjeve të reja, duke veçuar edhe Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti falënderoi deputetët që e kanë mbështetur këtë nismë, duke theksuar se ajo synon luftimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Reklama e sponzorizuar

“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh Kurti në mbledhjen e qeverisë” ka thënë Kurti.

“Rroga e vogël dhe fitimi i madh nuk mund të vazhdojë më. Pasuria e paligjshme nuk është as private e as legjitime”, u shpreh ai.