Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas ankesave të pranuara nga konsumatorët, ka njoftuar se intensifikuar kontrollet në terren përmes Komisionit Verifikues për njehsorët elektrikë.
Gjatë verifikimeve të kryera në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se KEDS nuk ka respektuar afatin e vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë. Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar.
Ndërkohë, për të lehtësuar raportimin e parregullsive në treg, ministria ka njoftuar se ka funksionalizuar edhe një numër mobil për pranimin e ankesave, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë në çdo kohë, përfshirë edhe ditët e vikendit dhe festat, si dhe përmes platformës Viber.









