Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend.
Deputeti i Partisë Demokratike i Kosovës, Arben Mustafa, tha se nuk mund t’i lejohet një partie “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.
Ndërsa Janina Ymeri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin, por jo mënyrën e ndërtimit të tij.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINTI”, tha ai.









