Rritet ndjeshëm vëllimi i tregtimit në ALPEX gjatë marsit

Vëllimi i tregtimit në tregun një ditë para (day-ahead) në bursën e energjisë elektrike ALPEX është rritur ndjeshëm gjatë muajit mars, sipas të dhënave të tregut.

Sipas statistikave, vëllimi total i tregtimit arriti në rreth 158,000 MWh, duke shënuar një rritje prej rreth 30% krahasuar me shkurtin. Mesatarisht, u tregtuan rreth 5,100 MWh në ditë, me një rritje të dukshme të likuiditetit në treg, përcjell Energy Monitor.

Reklama e sponzorizuar

Rritja është shoqëruar edhe me pjesëmarrje më të lartë të aktorëve të tregut, përfshirë prodhues, furnizues dhe tregtarë, duke reflektuar konsolidim gradual të platformës rajonale të energjisë.

ALPEX, e themeluar nga operatorët e sistemit të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës, po luan rol gjithnjë e më të rëndësishëm në integrimin e tregut të energjisë elektrike dhe në rritjen e transparencës së çmimeve në rajon.