Rreth 18 minatorë të Trepçës vazhdojnë të jenë të mbyllur në minierë.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka bërë me dije se dhjetëra minatorë sot kanë mbetur të mbyllur në minierë.
Ai ka treguar se prej 40 minatorëve që ishin bllokuar një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë.
“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.
Ai ka treguar se gjendja e tyre Kryetari i Sindikatës shtoi se gjendja e përgjithshme e minatorëve është e mirë.
“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, raporton Klankosova.tv.
Minatorët kanë mbetur të ngujuar në minierën e “Trepçës”, si pasojë e problemeve me furnizimin me energji elektrike.











